Pjeshkë të pjekura në furrë me mjaltë, kanellë e kos

Pjeshkë të pjekura në furrë me mjaltë, kanellë e kos

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një mënyrë kaq interesante dhe e thjeshtë e shijimit të pjeshkëve. Amvisa, troç: Duhet ta provoni!

Ingredientët

  • 3 pjeshkë të mëdha
  • 1/4 filxhan me mjaltë
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 lugë gjelle kanellë
  • 1/4 filxhan me karafila të tharë
  • pak kripë
  • Sipas dëshirës për servirje në fund: arra të grira, kos grek

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas të vogël bashkoni mjaltin, vaniljen pluhur, kanellën, karafilat dhe kripën.

3

Lani mirë pjeshkët, i ndani përgjysmë dhe u hiqni brendinë tek pjesa e farës.

4

Tani i mbushni me masën që përgatitët me ndihmën e një luge.

5

Sigurohuni që të gjitha pjeshkët të jenë lagur tërësisht nga shurupi.

6

I radhisni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine dhe i lini të piqen për 30 minuta ose derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

7

Në fund mund t'i shtoni sipas dëshirës një lugë gjelle kos grek secilës dhe arra të grira imët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment