Sugjerojmë:

Mëlçi me salcë pikante dhe patate

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 15 min

Ingredientët

  • 600 gr mëlçi pule
  • 40 gr gjalpë
  • 4 kokrra qepë
  • 1 lugë miell i bardhë
  • 100 ml verë e bardhë
  • 2 lugë kos
  • 1/2 lugë e çaji trumzë
  • 1 lugë mustardë
  • Piper i zi i bluar
  • Kripë

Udhëzimet

1

Shkrini gjalpin në një tigan, pastaj hidhni qepën e grirë hollë deri sat ë marrë ngjyrë të artë, të verdhë.

2

Shtoni mëlçitë e prera në copa dhe skuqini aq kohë derisa të ndryshojnë ngjyrë.

3

Mëlçitë e skuqura ngjyejini në miell, duke shtuar trumzën, mëlmesat dhe mustardën.

4

Sipër hidhni pak verë dhe ujë, sa për ta përfituar salcën me dendësinë e dëshiruar, duke e lënë të ziejë edhe 3 minuta të tjera.

5

Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, shtojmë kosin, kripën dhe piperin.

6

Mëlçitë në salcë, i shërbejmë të shoqëruara me patate të ziera ose pure patateje.

7

Në fund shtoni dhe pak kripë e piper për shije!

Lini një koment