Receta e supës së veçantë me mish të grirë dhe kos
200 gram mish të grirë
1 karotë, prerë në kubik
2 lugë gjelle miell
1 vezë
1 gotë e gjysmë kos
1 qepë
1 tufë majdanoz
Një dorë nenexhik të freskët
2 lugë gjelle gjalpë
Kripë, piper i zi
1.Në një tigan skuqni gjalpin me qepën e grirë imët. Pas kësaj shtoni mishin e grirë dhe e përzieni herë pas here.
2.Pasi të jetë zverdhur disi shtoni kripë, piper, majdanozin, nenexhikun, karotën dhe 4 gota ujë.
3.E lini supën të ziejë për maksimumi 15 minuta.
4.Në një tas të vogël rrihni vezën, me miellin dhe kosin. I përzieni mirë pasi duhet të bëhet një masë kremoze.
5.Shtojeni masën tek supa dhe e përzieni vazhdimisht.
6.Shërbejeni supën e ngrohtë. Ju bëftë mirë! Shënim: Mos harroni të skuqni një lugë gjelle gjalpë, me pak piper të kuq, për t’ja shtuar supës në pjatë kur e servirni!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment