8 arsye të mira pse duhet të shkoni në pazar sot e të blini gështenja
Gështenjat përgjithësisht na kujtojmë se festat e fundvitit po afrojnë. Praktikisht, periudha më e bukur e vitit! Recetat ku mund ti përdorim gështenjat janë të shumta, duke filluar nga gjellët, tavat, pastat, por sigurisht edhe në ëmbëlsira. Në fakt ekzistojnë edhe dy opsione të tjera që i duan të gjithë: gështenja të ziera ose të pjekura. Mbani mend se gështenjat e ziera janë më të tretshme sesa ato të pjekurat!
Mënyra më e mirë për t’i qëruar gështenjat e pjekura është t’i çani nga sipër me ndihmën e një thike dhe pas pjekjes, ato qërohen lehtësisht.
Gështenjat janë gjithashtu burime të shkëlqyera të vitaminave dhe mineraleve, sidomos të magnezit.
Kini kujdes! Gështenjat duhet të jenë të freskëta për t’i ngrënë dhe gjithnjë të gatuara. Asnjëherë mos i hani të gjalla pasi mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin tuaj.
Disa nga benefitet e gështenjave:
Reduktojnë nivellin e kolesterolit dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Reduktojnë rrezikun nga kapsllëku
Rrisin dhe përmirësojnë funksionin e trurit
Duke qenë se janë të pasura me vitaminë B, ato ju ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme
Rrisin nivelin e energjisë tek ju
Gështenjat ju ndihmojnë për kocka më të forta
Gështenjat reduktojnë radikalet e lira, shkaktarë të kancerit
Nuk përmbajnë gluten!
Supë krem me lulelakër dhe gështenja
Përbërësit:
850 ml lëng perimesh
150 ml pana
200 gram gështenja të ziera e të qëruara
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë të madhe të prerë imët
1 lulelakër të madhe
250 ml qumësht
30 gram djathë parmixhano i grirë imët
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në një tenxhere të madhe me vaj ulliri skuqni qepën. E lini 8-10 minuta derisa të zbutet. Shtoni lulelakrën e ndarë në copa të vogla, qumështin dhe pas 5 minutash lëngun e perimeve.
I përzeni mirë dhe i lini 10-12 minuta në zjarr. Shtoni panën, erëzat dhe i lini akoma të ziejnë.
Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri dhe shtoni brenda gështenjat. I kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze. Nëse keni dëshirë mund t’i shtoni më shumë kripë apo piper.
Servireni supën të ngrohtë duke i shtuar sipër djathë parmixhano, pak piper dhe vaj ulliri. Ju bëftë mirë!/neps.al
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment