‘7 gjëra që më ndodhën kur vendosa të mos ha më sheqer.’ Historia e editores së revistës së njohur
Kush më njeh, e di që e dashuroj sheqerin: jam e varur në pikën ku nuk lë asnjë vakt pa përtypur diçka të ëmbël. Por duke qenë se jam editore bukurie dhe kaloj një pjesë të mirë të kohës në hapësira fitnessi, e dija që duhet t’i jepja fund këtij zakoni. E frymëzuar (dhe pak e frikësuar), vendosa të sfidoj veten për të konsumuar më pak sheqer gjatë një hapësire dy javore.
Vendosa disa rregulla bazë; do të haja gjëra gjysmë-të ëmbla dhe do të evitoja karamelet, pastat, çokollatat.
Një sinjal i menjëhershëm: U ndjeva njëmijë herë më mirë.
Mendova se do të kisha një mungesë të energjive, por në fakt provova shumë benefite të tjera që nuk i prisja. Ja çfarë ndodhi gjatë eksperimentit tim sfidues, por shpërblyes në fund.
Përjetova një periudhë të vështirë tërheqjeje
Si dikush që hante ushqime me sheqer tre herë në ditë, sigurisht që në tre ditët e para u përballa me disa pasoja. Kisha dhimbje koke, isha letargjike dhe e plogësht pasdite pas stimulin tim të rregullt nga ëmbëlsirat. Ju betohem që desh më zuri gjumi në mes të orarit të punës (një shëtitje e shpejtë rreth ndërtesës më ndihmoi dhe ndoshta ishte më mirë se një frappucino me sheqer). Lajm i mirë është se trupi im është përshtatur—dhe i kam tejkaluar simptomat e lënies së sheqerit.
Haja diçka me sheqer natyral çdo ditë, në të njëjtën orë dhe ky ishte truku më i mirë
Doja të sigurohesha që vakti im ‘i ëmbël’ të ishte ushqyes gjithashtu, kështu që zgjodha të haja një jogurt grek të pasur me proteina në mëngjes. Të ngrënët çdo ditë në të njëjtën orë mu kthye në utin dhe u ndjeva e disiplinuar. E kisha më të lehtë të mbaja larg zakonet e mia të këqija si të kafshoja një copë çokollatë, pasi e dija që të nesërmen në mëngjes do ta merrja përsëri dozën time. Shija e tij me fruta si pjeshkë dhe luleshtrydhe, e bën të ëmbël, por nuk ka lidhje me sheqerin e ëmbëlsirave.
Fillova të pres kohën e mëngjesit me padurim dhe ta shijoja këtë përvojë shumë më tepër se ç’do ta shijoja po të haja sheqer 24/7, gjë që më çoi tek pika e tretë…
Shijet e mia ndryshuan
Gjatë dy javëve, shijet e mia u ekuilibruan dhe kam më pak dëshirë për vakte me sheqer. Ajo dëshira për t’u zhytur në gjëra të ëmbla nuk ishte më aq tunduese sa më para dhe gradualisht ndala së kërkuari biskota, cupcakes dhe gjëra të tjera të ngjashme që gjenden gjithmonë në një zyrë.
Edhe nëse rrëshqisja ndonjëherë dhe haja ndonjë ‘kaçë’ biskotë nga kolegia ime, më dukej shumë e ëmbël dhe se nuk do ta haja dot të tërën—diçka që as mendohej para se ta nisja këtë përvojë.
Tundimi ishte gjithandej, por unë mbijetova
Nuk tallem, por duket sikur zotat e sheqerit vendosën të më bekojnë menjëherë në momentin kur vendosa ta bëja këtë sfidë. Pastat, cupcakes, biskotat dhe karamelet e braktisën tryezën time. Çdo gjë e lija në tryezën e përbashkët dhe jo në tryezën personale, më pas merrja frymë thellë derisa tundimi të kalonte. Mrekullisht, kjo gjë funksionoi.
Fitova përqëndrim dhe energji
Një tjetër efekt i këndshëm i të ngrënit më pak sheqer? Pasi u përballa me simptomat e lënies së tij, ndihesha më vigjilente gjatë ditës. Kristina e vjetër do të rrëmbente një grusht karamelesh ose do të hante një fetë ëmbëlsirë që kolegia kishte sjellë dhe pastaj do të ndiente një rënie të menjëhershme energjish pas një ore apo diçka më shumë.
Por jo tani që isha Kristina e re. Si një konsumatore e zgjuar, ndihesha më e fokusuar kur shkruaja dhe editoja histori gjatë ditës, apo kur kaloja nëpër një axhendë të mbushur me takime dhe ngjarje.
Vërejta rezultate më të mira nga stërvitja
Nuk po gënjej, kjo ishte një nga pjesët e mia të preferuara të eksperimentit. Herë pas here, dietologët që kam intervistuar më kanë thënë që sheqeri shkakton inflamacion dhe konsumi tij i tepërt shkakton ënjtje dhe fryrje.
Stërvitesha dhe peshohesha rregullisht më parë, por kisha ndjesinë se trupi im ishte përplasur pas një pllake guri. Në momentin që fillova të haja më pak sheqer, fillova të shihja më shumë rezultate nga puna e madhe që po bëja në palestër. Nuk kame ende një ‘six pack’, por definitifivisht dukem më e tonifikuar.
Lëkura m’u përmirësua jashtëzakonisht
Si një editore bukurie, rutina ime e bukurisë ishte një pjesë e rëndësishme e ditës. Jam e kujdesshme në përdorimin e produkteve të përshkruara në recetë nga dermatologuim dhe kurrë nuk përdor produkte të pa aprovuara nga ai. Por pa marrë parasysh sa e përkushtuar jam, asgjë nuk ndikon në lëkurën time më tepër se ajo që ha.
Gjithmonë kam vënë re një lidhje mes sheqerit dhe puçrave; ishte një pjesë e jetës së lëkurës sime që sapo e pranova. Kur ndalova ritualet e mia të këqija, lëkura ime duket më mirë se kurrë ndonjëherë: e pastër, vibrante, me shkëlqim./ Hisotria e Kristina Rodulfo, editore bukurie e Elle.com
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment