Sugjerojmë:

7 gabimet që nuk duhet të bëni më, nëse doni t’i mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm!

Smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trupin tonë. Por megjithë forcën e saj, dhëmbët tanë  “mund të lodhen”.

Neps ju rendit më poshtë  disa zakone të cilat dëmtojnë dhëmbët tuaja: 

Konsumoni shumë produkte të errëta

Pijet si kafeja, vera e kuqe dhe çaji i zi përmbajnë një element që quhet tanin. Kjo bën që këto produkte të ngjyrosin dhëmbët tuaja.

I lani dhëmbët gabim ose shumë shpesh

Mos i lani dhëmbët tuaja shumë shpesh ose shumë fortë. Kjo mund të dëmtojë dhëmbët dhe t’i bëjë ato shumë sensitive ndaj çdo ushqimi që hani.

I përdorni dhëmbët për të hapur gjëra
Definitisht nuk duhet të hapni birrën me dhëmbë. Mund t’i shkaktoni vetes dëme të rënda të cilat duan kohë dhe para të rikuperohen.

Keni zakone të këqia

Ngrënia e thonjve apo e përtypja e objekteve si lapsa e stilolapsa, dëmton rëndë smaltin e dhëmbëve.

I pastroni dhëmbët gabim

Përdorimi i fillit dentar është shumë  i mirë pasi heq copëzat e ushqimit të mbetur dhe parandalon sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Por sidoqoftë disa njerëz gabojnë duke e shtyrë fillin poshtë mishrave. Kini kujdes me mënyrën si e përdorni.

 Hani shumë shpesh vakte të ndërmjetme

Nëse hani shpesh vakte, aciditeti në ushqim ka më shumë kohë për të qenë në kontakt me dhëmbët tuaj dhe i dëmton ato duke shkaktuar kavitete.

I zbardhni dhëmbët gabim ose shumë shpesh

Mënyra më e mirë për të zbardhur dhëmbët është të shkoni në një dentist të kualifikuar. Nëse blini një produkt me qëllime të tilla, sigurohuni për cilësinë e tij para se ta vetë-aplikoni. Në të kundërt, ndjeshmëria e dhëmbit tuaj do të rritet shumë./neps.al 

Lini një koment