7 arsye të mira përse duhet të hani hurma këto kohë
Me origjinë nga Kina, pemët e hurmës janë rritur për mijëra vjet për frutat e tyre të shijshme dhe drurin e bukur. Frutat e tyre me ngjyrë portokalli të quajtura hurmë janë të njohura për aromën e tyre të ëmbël, të ngjashme me mjaltin.
Ndërsa ekzistojnë qindra lloje, varietetet Hachiya dhe Fuyu janë ndër më të njohurat. Hurmat duhet të jenë plotësisht të pjekura para se të hahen.
Ato mund të hahen të freskëta, të thata ose të gatuara dhe përdoren zakonisht në të gjithë botën në pije, sallata, puding etj. Hurmat jo vetëm që janë të shijshme, por janë të pasura edhe me lëndë ushqyese që mund t’i japin përfitime shëndetit tuaj në disa mënyra.
Shkurtimisht, ja 7 prej tyre:
Janë të pasura me shumë nutrientë të rëndësishëm për organizmin tuaj. 1 hurmë përmban 118 kalori, 31 gram karbohidrate, 1 gram proteina, 0.3 gram yndyrna, 6 gram fibra. Gjithashtu përmban vitamina A, C, E, K, B6 etj.
Burim i shkëlqyer i antioksidantëve
Janë shumë të mira për shëndetin e zemrës
Reduktojnë inflamacionin
Janë të pasura në fibra, që ndihmojnë rrjedhimisht në uljen e nivelit të kolesterolit
Janë shumë të mira për sytë dhe shikimin
Të shijshme dhe të lehtë për tu përfshirë në dietën tonë
Më të gjitha këto përfitime që na japin hurmat, është e kotë ta theksojmë se tani është koha më e mirë për t’i konsumuar ato./neps.al
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment