Sugjerojmë:

6 llojet e këpucëve që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin tuaj

Një person mesatarisht gjatë jetës së tij ecën rreth 245-292 kilometra në një vit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjesh një palë këpucë të mira që nuk do të demtojnë këmbët. Të ndjekësh modën është lezetshëm, por të jesh i shëndetshëm është më e rëndësishme.

 Këtu në Neps.al ju rendisim 6 tipet e këpucëve që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj:

-Këpucët me majë
Askujt nuk i pëlqen ta shtrëngosh. Edhe këmbëve tuaja gjithashtu. Prandaj para se të blini një palë këpucë me majë të mbyllur që janë në modë, sigurohuni që mund ta përballoni të ecurën me të.

-Shapkat me gisht
Në pamje të parë ato janë perfekte për stinën e verës, por këto lloj shapkash shkaktojnë dëme të mëdha për lëkurën tuaj. Këmbët nuk mbështeten siç duhet dhe kjo shkakton anomali tek gishtat e gjunjët tuaja.

-Këpucët me taka të larta mund të dëmtojnë nervat
Po, gratë duan takë të lartë sepse i bëjnë ato të ndihen tërheqëse, por dëmi mund të jetë më i madh se sa mendoni. Mbajtja e takave të larta shpesh çon në shtrembërime, dëmtime nervore dhe dhimbje të shpinës mbrapa. Për të hequr qafe këto probleme, këshillohet të siguroheni që këpucët tuaja në përditshmëri nuk janë më të larta se 3 cm.

-Këpucët e sheshta ushtrojnë presion mbi fashitin planetar
Kjo mund të jetë e habitshme, por këpucët e sheshta mund të dëmtojnë këmbët tuaja. Kjo ndodh për shkak se ato nuk kanë asnjë bazë, gjë që ushtron presion mbi fashitin planetar. Si rezultat, ju keni dhimbje tek gjunjët dhe në shpinë.

 -Këpucët me platformë dëmtojnë mekanizmin e të ecurit
Këpucët e platformës nuk janë fleksible. Këmbët tona duhet të jenë në gjendje të përkulen në një farë mënyre. Ato duhet të përforcojnë lëvizjen e këmbëve, por në të vërtetë ato bëjnë të kundërtën, duke shkuar kundër mekanizmit të ecjes.

 -Këpucët e vrapit që janë shumë të larta dhe të buta mund të shkaktojnë trauma
Nëse i mbani çdo ditë, sepse duken aq të rehatshme dhe të lehta, ato mund të dëmtojnë këmbët tuaja. Në vend të tyre zgjidhni këpucët e forta atletike pasi janë shumë të sigurta./neps.al

Lini një koment