6 përdorime fantastike të sodës së bukës që shumë pak i dinë
Soda e bukës mund t’ju japë një dorë në shumë situata dhe me siguri ju as që ju kishte shkuar mendja më parë.
Ja disa prej tyre: Soda ju ndihmon të çliroheni nga këmbët e fryra
Në një tenxhere me ujë që zien shtoni 2 lugë gjelle sodë buke. E hiqni nga zjarri dhe me ndihmën e një pecete bëni kompresa tek këmbët. Vishni çorapet dhe e lini të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes do të shikoni që këmbët e ënjtura do të kenë një pamje tjetër.
Soda shërben si një skrab për fytyrën
Soda ka vetinë të neutralizojë pH e lëkurës dhe zbeh yndyrën e lëkurës. Si rrjedhojë edhe pikat e zeza do të eliminohen. Mjafton të bashkoni një lugë gjelle sodë buke, me një lugë gjelle ujë. Pasi keni formuar një pastë aplikojeni tek zona ku keni pikat e zeza. Duhet ta lini vetëm një minutë dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Ruan ngjyrën e perimeve
Nëse doni që brokoli të ruajë ngjyrën jeshile edhe gjatë zierjes, atëherë shtoni një lugë gjelle sodë buke, në tenxheren me ujë të vluar.
Largon njollat e shkumësit nga dërrasa e zezë
Për këtë thjesht lagni një sfungjer në ujë me sodë dhe do të shikoni sesi tabela do të shkëlqejë nga pastërtia, a thua se nuk është përdorur kurrë më parë.
Largon pesticidet nga perimet dhe frutat
Për këtë nevojitet që në një tas të madh me ujë, të shtoni një lugë gjelle sodë buke dhe t’i lini frutat ose perimet aty për 15-20 minuta.
Një banjo relaksuese
Pas një ditë të lodhshme, soda e bukës mund të relaksojë dhimbjen e muskujve. Në vaskën tuaj me ujë të ngrohtë shtoni gjysmën e pakos së sodës. Pasi të shkumëzojë mund të qendroni në vaskë për 15-20 minuta.
Do ta shikoni që do të relaksoheni dhe lëkura juaj do të zbutet goxha./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment