Sugjerojmë:

6 këshilla të tjera, për më shumë siguri gjatë tërmeteve!

Shumë këshilla dhe informacione u dhanë gjatë tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë.

Sot në Neps.al ju rendisim edhe 6 të tjera që janë të rëndësishme jo vetëm për sigurinë tuaj, por edhe për shtëpinë në përgjithësi. Të mbyllësh rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike, është esenciale në raste tërmetesh për të shmangur dëmin fatal që mund t’i bëhet pronës suaj.

Por ka edhe disa pika të tjera të rëndësishme: 

-Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, për t’u strehuar në rast tërmeti.

-Shmangni vendosjen e mobilieve të rënda.

-Siguroni në mure, raftet, bibliotekat, pikturat dhe pasqyrat dhe vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të mobiljeve.

-Siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.

-Mësoni si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.

-Mbani gjithnjë në shtëpi kutinë e ndihmës së shpejtë; elektrik dore, radio me bateri etj./neps.al 

Image result for earthquakes tips

Lini një koment