Sugjerojmë:

6 arsye “tmerruese” pse nuk duhet t’i hani më thonjtë

Më tepër sesa simptomat emocionale dhe në sjellje, kafshimi i shpeshtë i thonjve mund t’ju shkaktojë dëme për shëndetin. Ja disa nga arsyet përse duhet ta eliminoni këtë zakon:

1.Çon në sëmundje të shkaktuara nga bakteret

Thonjtë janë vendi ideal për formimin e baktereve si salmonela dhe E. koli. Sa herë të kafshoni thonjtë, këto baktere kalojnë në gojë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar infeksion. Thonjtë janë dy herë më të pisët sesa gishtat. Është shumë e vështirë t’i mbash pastër duke i bërë ata fajtorë për transferimin e organizmave infektive.

2.Mund të shkaktojë infeksion të thonjve

Ata të cilët kafshojnë thonjtë janë më të prirur të zhvillojnë një infeksion të lëkurës përreth thonjve. Teksa kafshoni thonjtë, bakteret, infeksionet dhe mikroorganizmat kalojnë nga plagë të vogla duke shkaktuar ënjtje, skuqje dhe qelb rreth thonjve. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, infeksioni bakterial i shkaktuar nga kafshimi i thonjve është një nga problemet më të përhapura të thonjve.

3.Thonjtë të rriten në brenda në mish

‘Ngrënia’ e thonjve ju shkakton thonj të rritur në mish. Gjithashtu shkakton enjte, skuqje dhe dhimbje. Ajo mund të shkaktojë dhe infeksione, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

4.Shkakton ftohje

Sa herë që kafshoni thonjtë, ekspozoheni ndaj mikrobeve të virusit të gripit apo të ftohjes.

5.Mund të formojë lytha për shkak të infeksioneve HPV

Lythat në gishtat tuaj të shkaktuara nga “Human Papiloma Virus” ose shkurt HPV, janë efekte të zakonshme nga kafshimi i vazhdueshëm i thonjve. Këto lythat mund të përhapen shumë lehtë në buzë dhe gojë teksa kafshoni thonjtë.

6.Ju sjell probleme dentare.

Kafshimi i thonjve pengon në mbylljen e duhur të dhëmbëve duke shkaktuar zhvendosjen e dhëmbit nga pozicioni i duhur dhe sjell kështu deformim dhe dobësim të tyre.

Lini një koment