Sugjerojmë:

5 ushqimet që e bëjnë barkun tuaj të duket si një tullumbac

Yndyrnat dhe i gjithë dhjami i barkut grumbullohet rreth mëlçisë, pankreasit dhe zorrëve.

E gjitha kjo luan një rol të rëndësishëm tek hormonet tona dhe madje rrit rrezikun e të prekurit nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe probleme me tiroiden.

Më poshtë Neps.al ju rendit 5 ushqime të caktuara që kur konsumohen në mënyrë të pabalancuar, mund ta bëjnë barkun tuaj të duket vërtet si tullumbac.

Fruktoza 

Pijet e gazuara dhe çdo gjë të ëmbël që marrim në supermarket janë të mbushura me sheqerna të rafinuar dhe/ose fruktozë. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të merret jo më shumë se 50 gram sheqer në ditë.

Ç’balancimi me ushqimet e gatshme të paketuara 

Patatet e skuqura dhe burgerat tipikë janë shumë të larta në yndyrë. Konsumimi i tyre pa limit, do të rrisë masën dhjamore sidomos tek zona e barkut.

Yndyrnat trans 

Yndyrnat trans janë theksuar si një nga fajtorët kryesorë për krijimin aktiv të yndyrës. Biskotat dhe crackersat shpesh përmbajnë doza të larta të shurupit të misrit me fruktozë të lartë, plus yndyrna trans. Ushqime të tjera të zakonshme të tilla janë picat e ngrirë, produkte brumi në frigorifer, margarina etj janë të mbushura gjithashtu me yndyrna trans.

Karbohidratet e rafinuara

Orizi i bardhë është një nga burimet më të zakonshme të karbohidrateve të rafinuara së bashku me makaronat dhe bukën e bardhë.

Sheqeri i rafinuar ( i përpunuar) 

Shpesh drithërat që hamë për mëngjes mendohen si të shëndetshme, por ato janë shumë veshura me sheqer, të larta në yndyrna të rafinuara, përmbajnë pak ose aspak fibra.

Në vend të tyre konsumoni më mirë bullgur i cili ka më shumë fibra dhe aspak sheqer të shtuar./neps.al 

Lini një koment