Sugjerojmë:

5 ushqimet që duhet të hani kur vuani nga alzheimeri dhe 3 që duhet të shmangni

Dieta juaj ushqimore luan një rol vendimtar për të zvogëluar rrezikun e të prekurit nga sëmundja e Alzheimerit.

Ja disa nga ushqimet kryesore që duhet të përfshini në dietën tuaj për të luftuar alzheimerin dhe 3 që duhet të shmangni:

Mjedrat janë ushqimi i parë që duhet të konsumoni

5 Foods You Can Eat to Fight Alzheimer’s Disease and 3 to Avoid

Mjedrat janë të pasura me flavonoide, të cilat janë shumë të dobishme për trurin tonë. Gjatë një studimi 20-vjeçar me mijëra njerëz që konsumonin fruta të ndryshme, studiuesit zbuluan se ata që hanin kryesisht mjedra kishin nivelet më të ngadalta të rënies së aftësisë njohëse. Kështu që shtoni boronica, luleshtrydhe dhe manaferra në ushqimet tuaja. Truri juaj do t’ju falenderojë më vonë!

Hani sa më shumë jeshillëqe
Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, marule dhe kale janë opsionet më të mira dhe kanë treguar se ulin nivelin e plakjes së trurit. Pra, mos harroni të përfshini një sallatë në vaktin tuaj.

Frutat e thata, vakti juaj i ri!
Në vend të ushqimeve dhe ëmbëlsirave të përpunuara, zgjidhni një grusht arrash të papërpunuara ose të pjekura, të cilat janë të pasura me vitaminë E që ndihmon trurin tonë të funksionojë. Për shkak të përbërjeve të tyre, yndyrnave të shëndetshme, fibrave dhe antioksidantëve, ato ndihmojnë shëndetin tonë të përgjithshëm!

Përdoreni më shpesh, vajin e ullirit në gatim
Nëse dini disa gjëra në lidhje me dietën mesdhetare, atëherë e dini fare mirë që vaji i ullirit është aleati numër 1 për një vakt të mirë dhe të shëndetshëm. Mjekët këshillojnë që të kufizoni çdo vaj ose gjalpë tjetër. Përfshini në dietën tuaj vajin e ullirit, konkretisht vajin e ullirit ekstra të virgjër,  i cili vepron si mbrojtës për trurin tonë kundër demencës.

Peshk në tavolinë, të paktën 1 herë në javë!
Peshku përmban yndyrna të shëndetshme, B-6 dhe B-12 të cilat janë të dobishme për trurin tonë. Njëherë në javë është e mjaftueshme.

Çfarë duhet të shmangni?

  • Reduktoni mishin, sidomos mishin e kuq. Merrni proteina përmes fasuleve dhe thjerrëzave.
  • Limitoni gjalpin, margarinën dhe djathërat me yndyrë.
  • Mbani mend se sheqeri dhe kripa janë armike të përbetuara të trurit tonë! /neps.al 

5 Foods You Can Eat to Fight Alzheimer’s Disease and 3 to Avoid

Lini një koment