Sugjerojmë:

5 rregulla të thjeshta nga doktorët për t’i rritur të shëndetshëm fëmijët tuaj

Një nga frikërat më të mëdha të prindërve janë nëse po e rrisin dhe edukojnë siç duhet fëmijën. Padyshim një ndër pikat më të rëndësishme është shëndeti i tyre, të cilin kurrësesi nuk duhet ta neglizhoni.

Më poshtë do të gjeni 5 faktet më të rëndësishme lidhur më shëndetin e fëmijëve, që të gjithë prindërit duhet t’i dinë:

Mos i jepni fëmijëve ilaçe me mendjen tuaj
Gjithnjë kërkoni ndihmën e një mjeku.

Përmirësoni sistemin e tyre imunitar
Angazhojini ata në sporte duke i nxitur kështu për një gjumë cilësor.

Tregohuni të durueshëm me ta
Fëmija do të bëhet më i fortë nga ana e shëndetit me rritjen në moshë.

Mos i injoroni vaksinat
Nuk ka asnjë mjek që rekomandon pacientin e tij që të mos vaksinohet. Dhe nuk ka asnjë prind, që do t’i lejonte fëmijëve të vet të sëmuren.

Mbani mend simptomat
Çdo prind duhet të jetë i vetëdijshëm për simptomat e sëmundjeve më të njohura që kërkojnë një specialist sa më shpejt që të jetë e mundur.

  • Pneumonia: vështirësi në frymëmarrje, ndryshim i ngjyrës së lëkurës, oreks i dobët, ankth, ethe (mund të duket shumë vonë).
  • Infeksion: humbje e oreksit, lodhje, ankth, ethe, vjellje, diarre, hundë të lëngshme, kollë.
  • Bronkit: ethe, vështirësi në frymëmarrje, kollë, dobësi, humbje e oreksit, dhimbje koke, djersitje, ndryshim të ngjyrës së lëkurës.

 

Lini një koment