Sugjerojmë:

5 arsye të mira pse s’duhet t’i ndaheni lëngut të shegës këto kohë!

Shumë studime kanë vërtetuar qëlëngu i shegës është një nga më shërueset në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor.

Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leuçemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet shihet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës.

Acidet yndyrore që  përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.

Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:

  • Sëmundjet e stomakut
  • Sëmundjet e zorrëve
  • Dhimbjet e barkut
  • Ënjtjen e bajameve
  • Acarimin e mishrave të dhëmbëve.

Burimi: Dritare.net 

Lini një koment