Sugjerojmë:

6 ushqimet që duhen ruajtur patjetër në dollap dhe larg dritës së diellit!

Cilat janë 6 ushqimet që duhen ruajtur patjetër në dollap dhe larg dritës së diellit?

Hidhi një sy listës më poshtë, sepse me gjasa do të kuptosh që ke bërë disa gabime të vogla në këtë drejtim.

Buka
Mbahet më së miri në një kuti buke të mbyllur fort me pak kripë që do ta mbrojë atë nga myku. Nëse e lini një bukë në çantën e supermarketeve, ajo do të qëndrojë e butë, por ka një shans të madh që të mbulohet nga myku brenda dy ditësh. Qeset plastike nuk lejojnë që buka të marrë frymë dhe ato krijojnë një lagështi të lartë që kërpudhat e duan vërtet.

Mbajtja e bukës në frigorifer nuk është gjithashtu ide më e mirë sepse në temperatura më të ulëta, uji avullon dukshëm më shpejt dhe kështu buka do të bëhet e ndenjur shumë shpejt.

Çokollata 
Mbahet më së miri në një vend të ftohtë dhe të errët, por nuk duhet ta vendosni në frigorifer. Diferenca e temperaturës do të çojë në shfaqjen e disa pikave të ujit të kondensuar në sipërfaqe që do të shndërrohet në një pllakë të bardhë. Kjo nuk ndikon në shije, por bën që çokollata të duket aspak tërheqëse.

Mjalti
Mjalti nuk skadon kurrë dhe ai mund të ruhet përgjithmonë.  Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e saktë e tij. Ju duhet ta mbani mjaltin në një vend të ftohtë, të errët, por jo në frigorifer. Në frigorifer, mund të kristalizohet dhe të humbasë disa nga vlerat e tij më të mira.

Vaji i ullirit 
Vaji i ullirit duhet të ruhet në temperaturën e dhomës, larg nga rrezet direkte të diellit. Mos e ruani kurrsesi në frigorifer.

Qepët dhe hudhrat
Në mënyrë që qepët dhe hudhrat të jenë të freskëta për një kohë të gjatë, ato vendosen më së miri në një vend të thatë të ftohtë, për shembull në një kuti të vogël në dollap. Nëse keni shumë qepë, mund t’i lidhni me njëra-tjetrën dhe t’i mbani të varura. Në frigorifer, qepët dhe hudhrat do të myken./neps.al 

Lini një koment