Neps vjen sot me 4 ide të thjeshta për mirëmbajtjen e lëkurës suaj.
Këto produkte i keni në shtëpi, përgatitja e tyre s’ka kosto dhe mjafton të keni 5 minuta kohë. Në fund të fundit bëhet fjalë për bukurinë tuaj.
Mjaltë+ vaj ulliri= krem hidratues
Çfarë ju duhet:
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:
I përzieni të dy përbërësit dhe i aplikoni në fytyrë. I lini të veprojnë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Mjaltë+ sheqer kaf= scrub për ftyrën ose trupin
Çfarë ju duhet:
- 1 filxhan mjaltë
- 1 filxhan sheqer kaf
Udhëzime:
- I trazoni të dy përbërësit mirë e mirë me ndihmën e një luge.
- Aplikojeni me ndihmën e një furçeje në zonat ku dëshironi.
- E shpëlani me ujë të bollshëm pas 10 minutash.
Vazelinë+sheqer i bardhë= scrub për buzët. Metodë e mirë për buzët e thara.
Mjaftojnë vetëm:
- 1 lugë kafe vazelinë
- ½ lugë kafe sheqer i bardhë
Udhëzime:
- I përzieni mirë të dyja dhe e fërkoni scrubin për disa minuta tek buzët.
- I shpëlani në fund me ujë të ngrohtë.
E verdhë vezë+lëng limoni= antiskuqje. Nëse jeni skuqur në fytyrë apo trup si pasoje e diellit, atëherë provoni këtë kombinim.
Ju duhet:
- 1 e verdhë veze
- ½ lëng limoni
Udhëzime:
- I përzieni të dyja dhe më pas aplikojeni tek zona e skuqur.
- Pas 20 minutash do të vëreni rezultatet e para./neps.al
Lini një koment