Frutat dhe perimet lejla janë një dhuratë në dietën tonë sepse përmbajnë disa antioksidantë të fuqishëm të quajtur antocianina. Antocianinat janë shumë të fuqishme sepse shkatërrojnë radikalet e lira para se ato të dëmtojnë qelizat e shëndetshme të trupit.
Ja disa shembuj të frutave dhe perimeve lejla të cilat përmbajnë antocianina:
- Rrushi i kuq
- Patëllxhanët
- Kumbullat
- Boronicat
- Qershitë
- Lakra e kuqe
- Mollët e kuqe
- Qepët lejla etj.
Çfarë përfitimesh marrim prej tyre:
- Për shkak se antocianinat rregullojnë stresin oksidativ, procesi i plakjes mund të ngadalësohet. Ju do ta vërtetoni kur të shihni veten në pasqyrë dhe të ndjeni lëkurën elastike dhe pa rrudha.
- Shkencëtarët pohojnë se antocianinat përmbajnë veti anti-kancerogjene. Duke i konsumuar rregullisht këto ushqime ulni konsiderueshëm riskun e prekjes nga kanceret vdekjeprurës.
- Përveç kancerit, edhe risku i sëmundjeve të zemrës mund të ulet falë antocianinave. Ato kontrollojnë presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë, të cilët janë faktorë risku për sëmundjet e zemrës.
- Mëlçia është organi që detoksifikon trupin tonë dhe kryen detyra të tjera shumë të rëndësishme. Ushqimet e pasura me antocianinë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të saj./neps.al
Lini një koment