3 receta super të shijshme që mund të eksperimentosh me shalqinjtë
Shalqiri është padyshim fruti i stinës, që nuk mungon në ditën e nxehta të verës në asnjë tavolinë shqiptare. Ndaj sot do t’ju prezantojmë tre receta super të thjeshta, ku shalqiri është produkti kryesor.
Besoj se nuk ju ka shkuar mendja kurrë për ta përfshirë shalqirin në sallatë. Gjenitë grekë kanë krijuar sallatën me shalqinj, kastraveca, ullinj dhe djath. Vetëm një kafshatë nga kjo sallatë dhe do t’ju japë shijen e mrekullueshme të verës. Nëse e shoqëroni me pak bukë, është dreka perfekte e ditëve të nxehta e cila shoqërohet me mish apo peshk.
Është e mrekullueshme! Supa me shalqinj është receta që duhet të provoni menjëherë. Ndaj në një grirëse, vendosni shalqirin e prerë në copa, vaj ulliri, uthull, pak lime për të krijuar balancën perfekte të shijeve. Shtoni edhe pak piper të kuq, nëse e dëshironi pikante. “Voila”, shpëtimëtarja e ditëve të nxehta.
Në një enë të mbyllur shtoni purenë e shalqirit, pak tequila dhe lëng limoni. Tundeni mirë përpara se të servirni në disa gota me akull. Eh, çfarë të duhet tjetër nga jeta!
Përgatitja e trupit për një shtatzëni fillon shumë përpara se testi të rezultojë pozitiv. Ajo që konsumon çdo ditë ka rëndësi për funksionimin hormonal, shëndetin e qelizave riprodhuese dhe rezervat ushqyese që i nevojiten organizmit për zhvillimin e embrionit....
Nëse nuk e imagjinon dot mëngjesin pa një filxhan kafe, ka diçka që duhet të dish! ☕ Kafeina mund të ndikojë në sasinë e kalciumit që organizmi yt humbet çdo ditë dhe, nëse nuk ushqehesh siç duhet, kjo mund...
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe një kujtesë e rëndësishme për çdo grua e vajzë: njihe trupin tënd dhe mos neglizho një ndryshim të ri apo të pazakontë. Kur mendojmë për kancerin e gjirit, shenja...
Lini një koment