Sugjerojmë:

3 përbërës dhe 10 minuta për këtë kebab me mish pule

Ingredientët

  • Vaj
  • 300 gr gjoks pule të prerë ne kube
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë gjelle uthull verë të bardhë ose të kuqe
  • 1 lugë çaji rozmarinë të copëtuar
  • 1 thelpi hudhër
  • 1/4 lugë çaji piper të kuq
  • Kripë
  • Djathë fontina të prerë në kube 24 copa
  • 24 feta të holla proshute
  • Domate qershi

Udhëzimet

1

Lyeni zgarën me vaj.

2

N ënjë tas hidhni mishin e pulës me vajin e ullirit, uthullën, rozmarinë, hudhrën, piperin e kuq dhe kripën në një tas të madh.

3

Vendosni një kub djathë në një cope mish pule dhe mbështilleni fort me një fetë proshutë.

4

Përsëriteni me djathin, pulën dhe proshutën e mbetur.

5

Vendosini në shkop dhe mes tyre vendosni nga një domate qershi.

6

Futini në zgarë të piqen për 10-12 minuta.

Lini një koment