Sugjerojmë:

12 pyetje dhe përgjigje rreth akneve, nga dermatologia e njohur Erjona Shehu

Aknet shndërrohen në një kompleks të vërtet nëse qendrojnë tek ne për një kohë të gjatë. Dhe këtë sigurisht e kuptojnë më së miri ata që dëshirën më të madhe, kanë t’i eliminojnë aknet njëherë e mirë.

Nëse në mendjen tënde, ke formuluar disa pyetje dhe po pret përgjigjet, je në artikullin e duhur. Më poshtë do të gjesh sqarime të thjeshta rreth dilemave që të mundojnë.

Hidhi një sy, pasi ato ofrohen nga dermatologia e njohur Erjona Shehu.

  1. Pse kam ende akne, edhe pasi i kam kaluar të 20-at?

Akne në të rriturit ka të njëjtët shkaktarë si dhe në adoleshentet: prodhimin e shtuar të yndyrës dhe popullimin me bakterie. Ndryshimet hormonale, përfshi shtatzëninë dhe menstruacionet mund ta shtojnë prodhimin e yndyrës. Prirja për akne është familjare, nëse ndonjë prej të afërmëve tuaj e ka kaluar, edhe ju jeni në risk për të pasur akne. Njerëzit mund të kenë akne edhe pas moshës 40 vjec.

  1. Lahem shumë shpesh, por ende kam pika të zeza?

Larja e lëkurës shpesh nuk ju shpëton nga pikat e zeza apo akne-ja. Pikat e zeza formohen poshtë lëkurës, ku yndyra e quajtur ndryshe edhe sëbumi, bëjnë reaksion në bashkëpunim me ajrin. Kur pori është krejtësisht i bllokuar kemi aknen me majë të bardhë. Lajeni fytyrën tuaj dy herë në ditë me një sapun specifik dhe ujë të vaket, jo të ngrohtë.

  1. Po kontraceptivët, e kurojnë apo e shkaktojnë aknen?

Pilulat e kontrollit të shtazënisë i ndihmojnë disa femra që të kurojnë aknen e tyre, por kjo nuk ndodh te të gjitha. Hormonet që ndodhen në këto pilula ndihmojnë bllokimin e androgjeneve që nga ana e tyre rrisin sasinë e yndyrës dhe stimulojne gjëndrat e yndyrës në lëkurë. Por nga ana tjetër jo të gjitha aknet shkaktohen nga androgjenet. Një pjesë e mirë e tyre shkaktohet nga mbivendosjet bakteriale.

  1. A mund ta shkaktojë apo përkeqësojë make-up (fondotinta)  aknen time?

Në fakt çdo gjë që bllokon poret mund të shkaktojë apo përkeqësojë aknen. Për këtë arsye tashmë prodhohen fondotinta të cilat janë Oil-Free dhe të tilla blijini edhe kremrat apo kremrat mbrojtës ndaj diellit. Në rastet e akneve të rënda, do të ishte më mirë të merrnin pudra në vend të kremrave.

  1. Puna ime është shumë stresante, mund të jetë një prej arsyeve që shkakton aknet? 

Stresi nuk është një prej shkaktarëve të aknes, përkundrazi akne mund të rrisë nivelin e stresit  tek ju. Por nga ana tjetër është vënë re që rritja e stresit e përkeqëson situatën akneike.

  1. Kush është e vërteta mbi lidhjen e çokollatës me aknen?

Nuk ka asnjë provë shkencore që të lidhë aknen me çokollatën, sheqernat apo me ushqimet e yndyrshme. Mënjanojini ato nësë vërtetë keni vene re lidhje të tyre me shpërthimin e aknes. Nga ana tjetër të gjitha ushqimet e sipërpërmendura duke qenë se janë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi, janë të tilla edhe për lëkurën tuaj.

  1. Çfarë është akne-ja me cist të thellë?

Akne me cist të thellë vjen si pasojë e poreve të bllokuara në thellësi të lëkurës. Antibiotiket janë mjekim i zgjedhur në këtë rast nga dermatologët. Mund të ndihmojnë edhe kortizonikët, ndërkohë që të preferuar mbeten edhe tretionina me benzilin e peroksidit. Mos i prekni me dorë aknet tuaja, mos i shtrydhni apo çani ato. Kjo mund të përkeqësojë situatën dhe të lërë shenja të aknes.

  1. Çfarë tip aknesh ka?

Ka dy tipe aknesh:

Komedonet: pikat e bardha dhe të zeza

Aknet inflamatore: papulat, pustulat, nodujt dhe cistet.

Punoni me një dermatolog për të hartuar një plan bashkëveprimi dhe për të marrë një protokoll të plotë trajtimi të gjendjes në  të cilën ndodheni në varësi kjo edhe të përcaktimit të shkallës së aknes dhe tipit të lëkurës.

  1. Mund të jetë akne ime e lidhur me aneminë?

Nuk është provuar ndonjë lidhje mes aknes, anemisë dhe marrjes së Zinkut për trajtimin e anemisë. Megjithëse prania e anemisë mund ta përkeqësoje aknen, nuk ka të dhëna për shpërthim të aknes nga anemia.

  1. Do mbetem përjetësisht me akne?

E lënë të bëjë ciklin e vet, pa trajtim, akne ikën vetë deri pas moshës 44 vjeç. Në disa femra vazhdon deri në menopauzë. Por ndërkohë, fatmirësisht, ka trajtime për të mbajtur aknen nën kontroll dhe për ta trajtuar atë.

  1. Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar aken?

Përgjigjen për këtë do ta merrni pas konsultës me një DERMATOLOG. Mos merrni vetë mjekim për aknen, mos e merrni atë të rekomanduar nga farmacisti apo miqtë tuaj. Mos e merrni atë nga estetistia. Besojani lëkurën tuaj një specialist i cili njeh lëkuren, tipet e saj dhe është formuar në rrugë akademike për këtë proces.

  1. Cila është rruga më e mirë për të parandaluar aken?

Së pari edukoni veten  që të mos prekni fytyrën. Prekja e fytyrës  rrit yndyrën e acaron dhe shton sasinë e mikrobeve në lëkurë. Së dyti nëqoftëse keni flokë të yndyrshëm, produktet që përdorni për flokë të yndyrshëm nuk duhet të bien në fytyrën tuaj, pasi bllokojnë poret dhe acarojnë aknen.

Burimi: Dritare.net 

Lini një koment