Sugjerojmë:

10 kombinime ushqimesh që përshpejtojnë rënien në peshë!

Në bazë të hulumtimeve janë disa ushqime që përshpejtojnë regjimin e humbjes së peshës.

Ju  do të provoni receta të shijshme për të arritur trupin që ëndërroni.

Ja disa rekomandime që mund të bëni:

Tërshërë me gjalpë kikiriku

Tërshëra mund të themi se është drithi më i shëndetshëm në planet. Nuk ka gluten dhe përbëhet nga një shumëllojshmëri vitaminash. Treten shpejt dhe ulin kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.  Ndërsa gjalpi i kikirikut është bazë bimore dhe ka proteina.  Nuk ka shumë karbohidrate dhe i përket familjes së yndyrave të shëndosha. Gjithashtu gjalpin e kikirikut mund ta konsumojnë njerëzit me diabet të tipit 2.

Karota dhe salcë tahini

Karotat janë të shëndetshme, sepse përbëhen nga fibra, niseshte, dhe sheqerna të thjeshtë. Janë një burim i shkëlqyer vitaminash, ndërsa salca tahini është e pasur me vitamina. Ka bazë bimore, është burim i proteinave dhe është një mundësi shumë e mirë për vegjetarianët. Këto dy ushqime nxisin uljen e peshës.

Spinaq, mollë dhe xhenxhefil

Spinaqi ka fibra, vitamina C dhe K, që ndihmojnë në tretje më të mirë. Gjithashtu zvogëlon stresin dhe mban nën kontroll presionin e gjakut. Molla ka 85% ujë, dhe është e ulët në kalori. Nxit humbjen e peshës, është e pasur në fibra dhe ndihmon në zvogëlimin e oreksit. Ndërsa xhenxhefili përbëhet nga antioksidues dhe anti-infalamator. Ndihmon edhe në zbrazjen e stomakut.

Fiq dhe arra braziliane

Fiqtë janë ideal për një vakt të shëndetshëm, sepse nuk kanë shumë kalori, luftojnë kapsllëkun dhe të mbajnë të ngopur. Ndërsa arrat braziliane kanë fibra natyrale, dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Janë të pasur në antiosidantë dhe rrisin imunitetin.

Ananas dhe lime

Ananasi ndihmon në humbjen e peshës, ka fibra natyrale dhe lehtëson procesin e tretjes, ndërsa lime redukton peshën dhe mban nën kontroll konsumin e ushqimeve. Gjithashtu, ndihmon në djegien e dhjamit në trup.

Vezë dhe avokado

Vezët përbëhen nga proteina që janë të rëndësishme për zhvillimin e trupit tonë, ata do ju ngopin shpejt.  Mbajnë nën kontroll peshën tuaj. Ndërsa avokadot  janë ushqyes dhe menaxhojnë peshën tuaj. I japin trupit energji dhe përmirësojnë shëndetin.

Salmon dhe avokado

Një vakt i shkëlqyer është salmoni i shoqëruar me avokado. Do humbisni peshë dhe do kontrolloni urinë. Salmoni s’ka kalori dhe rregullon metabolizmin.

Pulë dhe spec i kuq pluhur 

Pula është mirë të konsumohet nga njerëz që duan të humbasin peshë. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë gjoksin e pulës, kanë tendencë të humbasin peshë më shpejt, sepse është e ulët në kalori, por e bollshme me proteina. Ndërsa speci i kuq kontrollon urinë dhe rrit normën e djegies së kalorive.

Mjaltë dhe limon

Limoni është një agjent i pastrimit aktiv, ndërsa mjalti është i dendur në vitamina dhe minerale. Të dyja bashkë do ju bëjnë të humbisni peshë shpejt.

Avokado, portokall i shartuar. Jo me farat Chia! 

Kombinimi i avokados dhe portokallit do të bëjë që ju të humbisni peshë më thjesht. Të dyja janë ta pasura me lëndë ushqyese. Mund t’i kombinoni si një sallatë dhe trupi juaj do fuqizohet me energji, por mos i shtoni fara Chia sepse kontribuojnë në shtimin e peshës.

Lini një koment