10 gabimet që nuk duhet t’i bëni më, kur uleni në një restorant
Kur ulemi në një restorant, duhet të kemi parasysh disa rregulla bazike që duhen zbatuar.
Duke filluar nga vendi se ku duhet t’i lëmë sendet tona personale, e duke përfunduar tek muhabetet që mund të bëjmë.
Ja disa nga pikat kryesore:
Mos e vendosni celularin ose laptopin tuaj mbi tavolinë.
Çanta juaj duhet të vendoset në karrigen pranë ose prapa. Kurrë mos e lini çantën në tokë. E para sepse nuk është higjienike dhe e dyta sepse një kamarier mund të fluturojë sipër saj me pjatën tuaj nëpër duar.
Fraza si: ‘Jam në dietë”, ‘Po përpiqem të humb në peshë” A është kjo bukë pa gluten”?, duhen shmangur. Personi përballë nuk ka përse të dijë detajet rreth tretjes apo mostretjes së ushqimit tuaj.
Pecetat hapen deri në gjysmë dhe vendosen në prehrin tuaj. Për evente më të rëndësishme dhe pjata më të rënda, hapen tërësisht.
Gjatë një dreke biznesi, ju mund të filloni të flisni për biznesin vetëm pasi të bëhet porosia.
Nëse shihni një të metë ose një krimb në pjatën tuaj, mos bërtisni. Tregoni qetësi sepse mjafton të thërrisni kamarierin. Kjo situatë është pak delikate, kështu që nuk ka nevojë ta bëjmë atë publike.
Nëse keni nevojë të largoheni për një moment, mos thoni që po shkoni në banjo për të kontrolluar flokët ose për të bërë një telefonatë. Thjesht thuaj, “Më falni për një moment, do të kthehem përsëri.”
Kur marrim një pirun ose një thikë nga tryeza, ajo kurrë nuk duhet të kthehet në tryezë. Piruni, thika dhe luga duhet të qendrojnë gjithnjë në pjatë.
Mos veproni si majmun duke këputur copëza buke. Merreni fetën e bukës në pjatën tuaj, vendosni pak gjalpë sipër për ta shijuar ose mund të bëni me të ç’të doni.
Supat krem shijohen me lugë horizontalisht, ndërsa supat me perime shijohen drejt e në gojën tuaj./neps.al
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Nëse qëroni hudhrën çdo herë kokërr më kokërr, ka një truk të thjeshtë që do t’ju kursejë kohë: Vendosni thelpinjtë e hudhrës brenda një kavanozi të vogël ose një tasi. Mbylleni kapakun (ose mbuloni tasin me një pjatë) dhe...
Për t’u siguruar që vezët tuaja nuk çahen gjatë zierjes, provoni këtë truk të thjeshtë: Shtoni kripë ose uthull: Hidhni 1 lugë gjelle kripë ose uthull të bardhë në ujin e zierjes. Kjo ndihmon në forcimin e lëvozhgës dhe...
Lini një koment