Sugjerojmë:

Zbardhni lehtësisht këllufat e jastëkut me këtë formulë natyrale

Nëse janë të verdhë këllufat e jastëkut të japin ndjesinë se janë të pisët dhe askush nuk do të donte të flinte tek to. Fatmirësisht me një formulë natyrale ju mund t’i zbardhni e ti bëni ato dritë.

Çfarë ju duhet:

  • 1 filxhan detergjent pudër për larjen e rrobave
  • 1 filxhan detergjent për larjen e enëve (mundësisht pluhur)
  • ½ filxhan me borax ( gjendet në farmaci)

Udhëzime:

  • Fillimisht kontrolloni nëse këllufat e jastëkut tuaj mund të lahen. Më pas i hiqni me kujdes.
  • Në një legen të madh bashkoni 2 litra ujë dhe tri përbërësit me radhë.
  • I përzieni mirë. Mundësisht vendosni një palë doreza tek duart.
  • Zhysni këllufat e jastëkut në ujë dhe i lini të qendrojnë aty për 30 minuta.
  • Më pas i hiqni dhe i lani këllufat si zakonisht me lavatriçe në procesin e shkurtër.

16 Cheap Cleaning Tips to Make Your Home ShineDo të shikoni që rezultatet do të jenë të dukshme dhe këllufat e verdhë do të jenë thjesht një endërr e keqe./neps.al 

Lini një koment