Xhelatinë portokalli. Shoqëruese perfekte e antipastave me djathë
Perfekte si ëmbëlsirë në fund të vaktit apo për të shoqëruar djathrat, xhelatina me portokall është një recetë që bën pjesë në traditën e kulinarisë italiane dhe është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shijshme për t’u përgatitur me portokaj të freskë: evitoni lëngjet e frutave të paketuara.
Përbërësit:
Gjysmë litri lëng portokalli i shtrydhur
50 gr sheqer kane
2 limona
2 lugë kafeje xhelatinë pluhur
1 portokall për dekor
Vaj luledielli për të lyer format
Përgatitja:
Shtrydhni portokajt dhe filtroni lëngun. Tresni xhelatinën në lëngun e dy limonave të shtrydhur.
Hidhini përbërësit në një tenxhere, vendosini të nxehen dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
Merrni disa forma si ato të pudingut, lyejini me vaj dhe më pas hidhni përgatitjen.
Lërini të ftohen në temepraturën e ambientit dhe më pas futini në akull për disa orë.
Në momentin e servirjes, vendosini xhelatinat në pjatë dhe dekorojini me feta portokalli ose lëkura portokalli e limoni.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment