Vuani nga hipertensioni? Ja disa fakte thelbësore që duhet të dini rreth COVID-19
Koronavirusi COVID-19 tashmë është në qendër të vëmendjes së gjithësecilit prej nesh si rezultat i shkallës së lartë të përhapjes si dhe komplikacioneve të rënda që mund të shkaktojë tek kategoritë më në rrezik.
Pikërisht për këto arsye COVID-19 përbën një shqetësim më vete sidomos për pacientët me sëmundje të zemrës. Për më tepër personat mbi 65 vjeç me sëmundje koronare të zemrës apo hipertension kanë risk më të lartë për t’u infektuar si dhe të shfaqin komplikacione të rënda.
Si rezultat i problemeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, tek pacientët kardiakë sistemi imunitar mund të jetë më pak i fortë krahasuar me personat e tjerë duke i bërë ata kështu më të rrezikuar për t’u prekur nga viruset apo dhe infeksionet e e rrugëve respiratore.
Sipas studimeve tashmë është konfirmuar që virusi prek drejtpërdrejtë mushkëritë duke vështirësuar frymëmarrjen. Mirëpo, ky përbën shqetësimin primar për ata pacientë kardiakë të cilët kanë patologji të zemrës, e specifikisht insuficencë kardiake pasi zemra e tyre në kushte normale duhet të punojë më shumë për të pompuar gjak të oksigjenuar në të gjithë trupin.
Prandaj, përveç masave që duhet të marrë çdo person i cili nuk ka sëmundje kronike shoqëruese ku si më të rëndësishme përmendim higjenën personale dhe kryesisht higjenën e duarve, për këtë kategori pacientësh mjekët specialistë rekomandojnë kujdes të veçantë, pra:
-Të qëndrojnë në shtëpi
-Të shmangin/kufizojnë kontaktet
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment