Njollat kafe poshtë krahëve ndonjëherë mund të kthehen në shqetësim serioz, sa herë duam të veshim një bluze apo kanotiere disi të hapur. Kjo gjendje e lëkurës shkaktohet nga ‘acanthosis nigricans’, e cila trash dhe e bën më të errët lëkurën.
A ka zgjidhje natyrale për këtë problem të lëkurës?
Sigurisht që po dhe Neps ju tregon më poshtë njërën prej tyre me mjaltë, qumësht dhe shafran.

Pra ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle qumësht
- 1 lugë gjelle shafran pluhur
- 1 lugë gjelle mjaltë
Çfarë duhet të bëni:
- Në një enë kombinoni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një lloj paste.
- E lini të thahet dhe pastaj e shpëlani me uë të ngrohtë.
Sa shpesh?
- Kjo metodë duhet përsëritur çdo ditë, për tri javë rresht./neps.al
Lini një koment