3 receta për patëllxhanët e skuqur më të shijshëm që keni provuar
Patëllxhanët e skuqur, një recetë e shijshme që mund të shijohen si antipastë apo sallatë shoqëruese. Ka disa mënyra për t’i bërë ata sa më të veçantë dhe për t’i shijuar gjatë gjithë verës. Po ju tregojmë tri receta:
Patëllxhanë të skuqur në pastelë
Për të realizuar këtë recetë, duhen pak përbërës dhe shumë durim pasi duhen skuqur 4 ose 5 feta patëllxhanësh njëherësh.
Përbërësit:
2 patëllxhanë vjollcë rrethorë
Vaj luledielli
150 gr miell
150 ml qumësht
Pak kripë
Përgatitja:
Lani dhe thani patëllxhanët.
Në një tas përzieni vezët, qumështin dhe miellin me një rrahëse vezësh ose pirun derisa të merrni një brumë të hollë pa kokrriza (pastelë).
Shtoni kripën dhe vendosni mbi sobë një tigan ku keni hedhur vaj luledielli.
Pritini patëllxhanët në feta me trashësi 1 cm dhe kalojini në pastelën e përgatitur.
Skuqini në vajin e nxehur.
2. Patëllxhanë të skuqur të kaluar në bukë
Le të shohim si përgatiten patëllxhanët e skuqur të kaluar në bukë. Në vend të peksimadheve (bukë e thekur e grirë), mund të përdorni miell dhe për intolerantët, një miks miellrash pa gluten.
Përbërësit:
2 patëllxhanë
Vaj luledielli
2 vezë
Pak kripë
Bukë e thekur e grirë (peksimadhe)
Përgatitja:
Lani dhe thani patëllxhanët
Në një tas bashkoni vezët dhe përziejini me pirun derisa të bardhat e të verdhat të njëtrajtësohen me njëra-tjetrën.
Prisni patëllxhanët në feta me trashësi 1 cm dhe kalojini tek vezët.
Në një pjatë hidhni peksimadhet ose miellin dhe kalojini patëllxhanët e lyer me vezë derisa të mbulohen mirë.
Skuqini në vaj të nxehtë.
3. Patëllxhanë në shirita. Recetë edhe për të vegjëlit
Përbërësit:
2 patëllxhanë
Vaj luledielli
Sherebelë
Kripë
Miell
Përgatitja:
Lani, thani patëllxhanët dhe pritini në shirita me trashësi 1 cm.
Në një tas përzieni kripën, miellin dhe sherbelën.
Kalojini shiritat e patëllxhanëve tek kjo përzierje.
Skuqini në vaj të bollshëm duke i rrotulluar herë pas here.
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Lini një koment