Sugjerojmë:

Tre përbërës dhe një blender, kaq ju duhen për të shijuar këto petulla vegane!

Petulla Vegane

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Këto petulla ju marrin pak kohë, janë të shijshme, vegane dhe të shëndetshme!

Ingredientët

  • 2 banane
  • 2 filxhanë kafe me tërshërë
  • 1 gotë e gjysmë me qumësht

Udhëzimet

1

Në një blender bashkoni të tri përbërësit dhe i trazoni derisa të krijohet një masë homogjene.

2

Pas kësaj e kaloni masën në një tigan shumë të cekët dhe e piqni mirë nga të dyja anët.

3

Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi i shtoni sipër disa copa banane. Ju bëftë mirë.

Lini një koment