Pse duhet ta aplikosh këtë maskë?
Nëse keni puçrra të “buta” mund të doni ta përfshini këtë maskë në rutinën tuaj rregullisht. Bananet janë të pasura me vitaminë A, e cila promovon qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe ndihmon që poret të qëndrojnë të pastra.
Shafrani pluhur shmang bakteret që shkaktojnë puçrra ndërsa soda e bukës thith vajin e tepërt në lëkurën tuaj.
Çfarë të duhet për këtë maskë?
Përbërësit:
- 1 banane e shtypur
- ½ lugë çaji sodë pjekjeje
- ½ lugë çaji me shafran pluhur

Udhëzime:
- Në një enë bashkoni tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
- Aplikojeni maskën në fytyrën e pastër dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
- Pas kësaj e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
Sa herë duhet ta bëni këtë maskë?
Kjo maskë rekomandohet të aplikohet deri në dy herë në javë./neps.al
Lini një koment