Sugjerojmë:

Tost me avokado, zgjedhja juaj këtë mëngjes!

Tost me avokado

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 avokado
  • 4 feta bukë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Avokadon e qëroni dhe e shtypni me ndihmën e një piruni në një tas. I shtoni kripë, piper, hudhrën e shtypur.

2

Bukën thekeni në një toster dhe e lyeni me pak vaj ulliri.

3

Tani i shtoni sipër salcën që përgatitët me avokado.

4

Nëse doni fetat e bukës mund t’i hani veç e veç ose mund t’i bashkoni bashkë për të krijuar dy toste. Ju bëftë mirë!

Lini një koment