Tortë me çokollatë dhe verë të kuqe, recetë e thjeshtë por me rezultat fantastik

Çokollata dhe vera e kuqe janë gjithmonë një binom i mirë, por kur bashkohen në një tortë, rezultatet janë akoma më fantastike.

Kjo recetë ju lejon gjithashtu të mos çoni dëm shishet e hapura të verës.

Përbërësit:

  • 150 ml verë e kuqe
  • 250 gr miell 00
  • 4 vezë
  • 250 gr sheqer kane
  • 60 gr kakao e hidhur
  • 150 gr çokollatë fondente
  • 160 ml vaj farash
  • 1 bustinë maja ëmbëlsirash

Përgatitja:

  1. Hidhni në një tenxhere sheqerin, verën, kakon dhe lërini në zjarr derisa të krijohet një krem homogjen.
  2. Merrni një pjesë nga kjo përzierje dhe ruajeni në një gotë, rreth 120 ml
  3. Pjesën tjetër hidheni në një mikser dhe shtoni miellin, vezët, majanë, vajin dhe përziejini për 2 minuta derisa të përftoni një brumë homogjen.
  4. Grini çokollatën e zezë dhe shtojeni tek brumi në mënyrë delikate. Lyejeni tepsinë me gjalpë dhe piqeni tortën në 160 gradë për 40 minuta.
  5. Hiqeni më pas nga zjarri dhe bëjini disa prerje me thikë në sipërfaqe. Tek këto çarje të krijuara shtoni më pas përzierjen që ruajtët mënjanë.
  6. Lëreni të pushojë për gati 30 minuta dhe shërbejini.

Lini një koment