Majdanozi është një armik i fortë i yndyrës për fytyrat që vuajnë nga ajo.
Si ta përgatisni vetë një tonik? Është më e lehtë nga sa e keni menduar.

Për këtë do ju nevojiten:
- ½ tufë majdanoz
- 100 ml ujë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
Udhëzime:
- Grini imët majdanozin dhe në një enë e trazoni mirë me lëngun e limonit.
- Zieni ujin dhe i bashkoni të dy masat. Kalojeni në një blender dore për ta bërë një krem homogjen.
- Kalojeni tonikun në një enë apo shishe të vogël qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
- Lani fytyrën mirë dhe aplikoni tonikun e ftohtë me ndihmën e një pambuku. Shmangni zonën afër syve. Përdoreni në mëngjes e mbrëmje.
Majdanozi është një antiseptik natyral dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Plus është i pasur me vitamina C dhe A duke e bërë atë përbërësin ideal për lëkurat yndyrore./neps.al
Lini një koment