Djegia e lëkurës nga dielli është një fenomen që ndodh kur keni qëndruar për një kohë të gjatë të ekspozuar ndaj diellit.
Ekspozimi i trupit nga ora 10:00-16:00 është shumë i dëmshëm për lëkurën tuaj. Rrezet e dëmshme ultraviolet mund t’ju djegin tërësisht e madje të shkaktojnë edhe dhimbje.
Duke ju uruar që diçka e tillë mos të ndodhë, Neps ju sugjeron më poshtë një kurë në kushtet e shtëpisë, për t’ju lehtësuar nga djegiet.

Do ju nevojitet:
- 1 limon
- 1 kastravec
- 100 ml ujë
Udhëzime:
- Shtrydhni limonin, merrni lëngun dhe e hidhni në një gotë. I shtoni ujin.
- Grini kastravecin në një blender, kullojeni dhe merrini lëngun. Bashkojeni me lëngun e limonit. I përzieni mirë.
- Tani merrni një pambuk, lageni me lëngun e përgatitur dhe aplikojeni në fytyrë, qafë, duar apo në trup.
- E lini të veprojë për 15-20 minuta. Shpëlahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin edhe në ditët në vijim.
- Nëse ju tepron lëng, ju mund ta ruani edhe ta ruani si kuba akulli në frigorifer./neps.al
Lini një koment