Sugjerojmë:

Tavë në furrë me patate dhe salçiçe

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 4 patate (të qëruara)
  • 4 kremviçe me djathë
  • 200 gr salcë domatesh
  • Piper i kuq
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz
  • Djathë kaçkavall
  • 1 spec jeshil

Udhëzimet

1

Marrim patatet i qerojmë, pastaj 4 patatet e qëruara i futim në disa shkopinj.

2

Më pas me anë të një thike i presim feta-feta pa i shkëputur nga shkopi.

3

Dhe i vendosim për t'i skuqur së bashku me shkopinjtë.

4

Marrim kremviçet dhe i presim në pjesë të vogla.

5

Vendosim patatet e skuqura në një tavë.

6

I marinojmë me kripë dhe piper të kuq.

7

Brenda hapësirave të patateve vendosim kremviçet.

8

I shtojmë sipër salcën e domateve, vajin e ullirit, pak majdanoz dhe në fund djathin e grirë kaçkavall.

9

E vendosim tavën në furrë për tu pjekur në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta.

10

Pasi të jetë gati e nxjerrim tavën dhe sipër i shtojmë specin jeshil.

Lini një koment