Sugjerojmë:

Tavë me speca të mbushur me mish dhe oriz

300 gr spec
200 gr mish i grirë
150 gr domate
70 gr patëllxhan
70 gr qepë
50 gr kungulleshkë
250 gr oriz
Kripë, Piper
Vaj ulliri

1.Merrni një tenxhere lyjeni me pak vaj ulliri dhe vendoseni nw zjarr.

2.Ndërkohë lani dhe pastroni perimet dhe i prisni në rende.

3.Pasi vaji është nxehur, hidhni qepën, mishin e grirë, patëllxhanin, kungulleshkat dhe i lini të skuqen për pak minuta.

4.Pastaj shtoni orizin dhe domatet.

5.Hidhini ujë dhe i lini të ziejnë për 10-15 min.

6.Ndërkohë pastroni specat, duke u hequr bishtin dhe pjesën e farave nga brenda.

7.Vendosini në tavë dhe futini në furrë në temperaturën 200 gradë, derisa të marrin ngjyrë.

8.Pasi perimet, orizi dhe mishi janë zier dhe specat i keni nxjerrë nga furra, filloni proçesin e mbushjes.

9.Me ndihmën e një luge, i mbushni mirë specat dhe i vendosni me radhë në tepsi. Pjesën që mbetet, hidheni nëpër hapësirat bosh mes specave.

10.Pasi keni mbushur specat, futini përsëri në furrë në temperaturën 250 gradë për 15 minuta.

11.Specat e mbushur janë gati për t’u servirur.

Lini një koment