Tavë me makarona dhe mish, idealja e ditëve të verës!
0,5 kg mish viçi
1 qepë
200 gr gjalpë ose margarinë
3 domate
0,5 kg makarona
1 filxhan thërrime buke
Salcë beshamele
300 gr kaçkavall të grirë
3 vezë
Kripë, Piper
Rigon
1.Mishi i grirë dhe qepa skuqen në gjalpë, shtohen domatet, kripa, piperi i zi dhe e gjitha kavardiset rreth 15 minuta.
2.Gjatë kësaj kohe vlojmë në ujë me kripë makaronat, kullohen dhe u shtohet 2 lugë gjalpë i shkrirë, spërkaten me 2 lugë kaçkavall dhe i përziejmë.
3.Përziejmë gjithashtu edhe 1 vezë e tërë dhe 2 të bardha dhe derdhen mbi makaronat.
4.Marrim një tavë e lyejmë me gjalpë, e spërkatim me thërrime buke dhe hedhim makaronat.
5.Pastaj hedhim djathin kaçkavall dhe derdhim përzierjen e mishit të grirë.
6.Përsëri e spërkatim me kaçkavall dhe vendosim pjesën tjetër të makaronave.
7.Peta mbulohet me salcën beshamel dhe në gjalpë skuqen 6 lugë miell dhe me përzierje të vazhdueshme shtohet qumështi i vluar me 2 të verdhat e rrahura të vezës dhe 2 lugë kaçkavall dhe lihen të vlojnë.
8.Pastaj peta hidhet në gjalpë të shkrirë, spërkatet me kaçkavallin e mbetur dhe piqet për 40 minuta në furrë në temperaturë 220 gradë C derisa të skuqet.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment