Sugjerojmë:

Tavë kosi me mish qengji. Askush nuk i reziston dot!

Tavë kosi me mish qengji

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një recetë shumë e përshtatshme për këto ditë disi të ftohta. Mbani shënim recetën dhe mos u mendoni shumë. Nisni menjëherë nga puna për përgatitjen e saj

Ingredientët

  • 1 kg mish qengji
  • 1 litër kos
  • 3 kokra vezë
  • 2 lugë gjelle oriz
  • 2 lugë miell
  • pak kripë
  • 30 gram gjalpë

Udhëzimet

1

Në një tavë vendosni mishin dhe kriposeni. Shtoni gjalpin, orizin dhe 1 gotë ujë. E mbuloni me letër alumini dhe e lini në furrë për 20 minuta në temperaturë 220 gradë.

2

Më pas hiqni letrën e aluminit. Në një enë kombinoni vezët, miellin, kripën dhe kosin. E trazoni mirë, pasi masa nuk duhet të ketë kokrriza.

3

Masën që përgatitët e kaloni në një tenxhere me zjarr të ulët. Duke e përzierë i shtoni pak lëng mishi dhe e hiqni sapo të marrë valë.

4

Tani ia shtoni tavës me kos dhe e lini në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë përreth 35 minuta.

Lini një koment