Sugjerojmë:

Tartë me mocarela dhe patate

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • 1 petë sfoliate e gatshme
  • 4 patate të ziera
  • 150 gr mocarela
  • 2 vezë
  • 100 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano
  • Kripë

Udhëzimet

1

Petën sfoliate e vemë në tavën që kemi lyer më parë me gjalpë e miell.

2

E shpojmë me pirun dhe e lemë mënjanë.

3

Presim ne feta patatet e ziera dhe mocarelen, që e kemi shtrydhur nga uji i tepërt.

4

I vendosim mbi bazën e petës, duke vendosur në fillim patatet dhe sipër fetat e mocarelës.

5

Në një tas rrahim vezët me kripë, shtojmë qumështin dhe i përziejmë derisa të jenë bërë masë homogjene.

6

Hedhim këtë përzierje mbi patatet dhe mocarelën.

7

Spërkasim të gjithën me djathin e grirë dhe e pjekim për 30-35 minuta në furrën e ngrohur më parë në 180°.

Lini një koment