Tartë e veçantë me bizele dhe djathë

Tartë e veçantë me bizele dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • Për petën:
  • 200 gram miell
  • 100 gram gjalpë
  • 70 ml ujë
  • pak kripë
  • Mbushja e tartës: 400 gram bizele
  • 1 kokërr qepë
  • 4 vezë
  • 30 gram djathë parmixhano
  • 150 gram djathë i bardhë
  • 300 gram krem kosi

Udhëzimet

1

Në një blender bashkoni miellin dhe gjalpin e ftohtë. I përzieni për disa sekonda derisa masa të thërrmohet. Shtoni kripë, ujë dhe trazojeni sërish.

2

Kur masa të jetë lidhur e mbështillni me një qese kuzhine dhe e fusni në frigorifer për 30 minuta.

3

Në një tigan me pak vaj skuqni qepën dhe më pas bizelet. Ndërkohë një enë rrihni vezët, shtoni djathin e bardhë, kremin e kosit dhe djathin parmixhano.

4

Merrni një tavë të vogël rrumbullake, hapni petën me kujdes. Shtoni bizelet dhe më pas mbushjen që përgatitët.

5

E fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment