Sugjerojmë:

Taliatele me bizele, sallam dhe djathë ricotta

Ingredientët

  • 1 kg makarona të freskëta taliatele
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 karafil hudher
  • 1 kuti suxhuk italian
  • 1 qese bizele të ngrira
  • 1 filxhan djathë ricotta
  • Borzilok të freskët
  • 1/4 filxhan djathë Pecorino Romano
  • 1 lugë çaji kripë

Udhëzimet

1

Vini një tenxhere të madhe me ujë të kripur të valojë mbi nxehtësinë mesatare.

2

Shtoni makaronat dhe gatuajini sipas udhëzimeve të paketimit 8 deri në 10 minuta.

3

Kullojini makaronat dhe rezervoni 1 filxhan nga uji i tyre.

4

Ndërkohë, në një tigan të madh hidhni vajin e ullirit dhe hudhër mbi nxehtësinë mesatare dhe shtoni sallamin.

5

Përdorni një lugë druri për të thyer suxhukun në copa të vogla.

6

Kur suxhuku ka marrë ngjyrë, hiqeni dhe lereni mënjanë.

7

Shtoni bizelet në tigan dhe duke përdorur prapë lugë druri, copëtoni bizelet.

8

Fikni nxehtësinë.

9

Shto djathin ricotta së bashku me makaronat e gatuara dhe përzijini, duke shtuar edhe ujin e rezervuar të makaronave.

10

Kthejeni sallamin në tigan.

11

Shto borzilok, djathë Pecorino Romano dhe kripë.

12

Përzijini mirë deri sa makaronat të vishen plotësisht dhe shërbejini menjëherë.

Lini një koment