Sugjerojmë:

Tahini një nga recetat më të lashta të njerëzimit

Ingredientët

  • 150 gr fara susami natyrale
  • 3 luge vaj ulliri ekstra te virgjer ose vaj susami

Udhëzimet

1

Vendosim një tigan në zjarr mesatar dhe hedhim në të farat e susamit.

2

I pjekim mirë duke i përzierë shpesh derisa të marrin ngjyrë të artë, duke patur shumë kujdes sepse farat e susamit digjen lehtësisht.

3

Nëpërmjet procesit të pjekjes së farave të susamit, kremi i tahinit do të ketë një shije që i afrohet pak arrave.

4

I lëmë të ftohen plotësisht në një pjatë të cekët.

5

I vendosim farat e pjekura të susamit në një mikser elektrik dhe shtojmë 3 luge vaj ulliri (ose susami) dhe i grijmë derisa të formohet një krem homogjen.

6

Shtojmë akoma edhe pak vaj ulliri derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar.

7

E ruajmë në një kavanoz të mbyllur hermetikisht brenda në frigorifer për maksimumi 3 muaj.

Lini një koment