Sugjerojmë:

Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok. Receta nga shef Renato Mekolli

Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 20 minuta

Recetën e tagliateleve kësaj radhe, Neps e rrëmbeu nga shefi i njohur Renato Mekolli. Ju mund t'i përgatisni kollaj përmes 5 hapave, prandaj hidhini një sy recetës më poshtë...

Ingredientët

  • 500 gram tagliatelle
  • 300 gram fileto pule
  • 100 gram domate të thara
  • 1 tufë borzilok
  • 10 domate qershi
  • 100 gram djathë Pecorino i grirë
  • 70 ml vaj ulliri
  • 1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq
  • 4 thelpi hudhre
  • 1 qepë e vogël e grirë

Udhëzimet

1

Pasi kemi pastruar mirë perimet, i presim domatet e freskëta në 4 pjesë, presim hollë domatet e thara, grijmë qepën dhe hudhrat hollë.

2

Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë me përgatitjen e salcës.

3

Vendosim në tenxhere qepën, hudhrat, fileton e pulës të prerë në kube, domatet e thara, dhe i skuqim për pak minuta.

4

Më pas vendosim domatet qershi, piperin e kuq, kripën, piperin dhe borzilokun.

5

Pasi të kenë marrë shijen që ne duam, vendosim pastën në salcë, djathin e grirë, pak vaj ulliri dhe pak lëng nga makaronat e ziera nëse duhet.

Lini një koment