Sugjerojmë:

Sushi, ja si ti gatuani vetë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 filxhan oriz për sushi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle kripë
  • Majdanoz (të grirë imët)
  • 1/2 kastravec
  • 100 gr salmon të tymosur
  • Filetë Algash (Nori)
  • 1 domate qershi
  • 1/2 lugë gjelle salcë soje

Udhëzimet

1

Në në tigan të thellë me ujë të valuar, shtoni orizin , posaçërisht për sushi.

2

E lini të ziejë mirë dhe më pas e kaloni në një enë qelqi.

3

Sipër i shtoni majdanozin, kastravecin e prerë imët dhe salmonin.

4

Trazojini mirë me një lugë gjelle.

5

Tani merrni një algë Nori.

6

Me anë të një luge vendosni në qendër, pak nga masa e përgatitur.

7

Vendosni tre rripa salmon të tymosur dhe 4 rripa kastravec.

8

Mbështilleni me kujdes në formë roleje.

9

Me një thikë e ndani në 4 pjesë.

10

Merrni një pjatë të pastër dhe vendosni në të një rrip kastravec dhe një rrip karotë.

11

Bëjeni tre herë këtë gjë.

12

Vendosni roletë e sushit e përgatitura dhe pak pomodorini.

13

Në fund i shtoni sipër pak salcë Soje dhe sushi është gati.

Lini një koment