Dieta jonë ka një ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore. Ajo mund të ofrojë shpjegimin që po kërkoni për humbjen tuaj të shpejtë në peshë, apo për problemet me kujtesën, humorin e keq, apo shkallën e plakjes.
Ne nuk mund ta parandalojmë procesin natyror të plakjes, por ka disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë të plakeni më ngadalë.
Ushqimi që konsumojmë ndikojnë në normën në të cilën funksionon metabolizmi juaj dhe ndërsa proteinat e rrisin atë, karbohidratet komplekse dhe të rafinuara dukshëm e ngadalësojnë. Një metabolizëm i ngadaltë rrit rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore.
Sipas Timothy Harlan, MD, asistent profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tulane:
“Ushqimet me cilësi të dobët, si yndyrnat trans, shkaktojnë inflamacion – dhe plakja është në thelb një gjendje kronike inflamatore. A mund të dukesh më i vjetër, sepse je duke ngrënë si “budalla”? Absolutisht. “
Për më tepër, Dr.Axe shpjegon:
“Inflamacioni është përgjigja e natyrshme e imunitetit të trupit ndaj çdo gjëje që njeh si një kërcënim, dhe reagimi ka për qëllim të mbrojë shëndetin tuaj. Pa një shkallë të caktuar të inflamacionit, shëndeti juaj do të rrezikohej nga bakteret, kërpudhat dhe viruset. Disa ushqime, siç janë karbohidratet e rafinuara, ushqimet me sheqer dhe mishi i kuq, mund të shkaktojnë inflamacion në trupin tuaj, kështu që eliminimi ose reduktimi i tyre në dietën tuaj mund t’ju mbajë më të shëndetshëm dhe zvogëlon shenjat e plakjes.
Para së gjithash, ju duhet të shmangni ushqimet më poshtë:
Ushqimet e skuqura
Alkoolin
Donuts dhe pasta
Teksa nuk ka një formulë të veçantë që fshin rrudhat, duke përfshirë disa ushqime anti-plakje në dietën tuaj është mënyra më e mirë për të arritur këtë qëllim. Këto ushqime të shijshme dhe ushqyese do të ndihmojnë në ngadalësimin e efekteve të plakjes në çdo pjesë të trupit tuaj.
E pra, ushqimet më të mira kundër plakjes janë gjithashtu disa nga ushqimet më të spikatura antioksiduese dhe ushqimet anti-inflamatore.
Këtu janë katër ushqimet që do t’ju ndihmojnë të ngadalësoni procesin e plakjes:
Karotat Ato janë të pasura me beta-carotene, një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat e trupit dhe ADN nga radikalet e lira, që shkaktojnë plakjen. Ato gjithashtu përmbajnë falcarinol, lëndë ushqyese, e cila ka veti anti-kancer. Për t’i marrë këto përfitime, konsumojini ato të papërpunuara dhe të plota.
Salmon Salmoni është një burim i pasur i acideve yndyrore të shëndetshme, të cilat shmangin plakjen e organeve. Salmoni përmban edhe kaliumin, që pengon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Përmbajtja e lartë e selenit rregullon hormonet, përmirëson shëndetin e tiroides dhe përmirëson metabolizmin.
Agrumet Të gjitha llojet e frutave agrume, si portokall, limon, lime, mandarina janë të pasura me vitaminë C, antioksidant i fuqishëm që parandalon me sukses kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Fasule dhe thjerrëzat Ato janë të pasura me fibra dhe proteina, kështu që rregullojnë sheqerin në gjak, na mbajnë të plotësuar për një kohë të gjatë dhe ndërtojnë muskujt teksa djegin yndyrë.
Fasulet janë të ulëta në shkallën glicemike, kështu që ato nuk ngadalësojnë metabolizmin dhe nuk shkaktojnë inflamacion në trup.
Ushqimet e shëndetshme zvogëlojnë në mënyrë efektive efektet fizike dhe mendore të plakjes. Prandaj, sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur në to. Kështu ju do të mbeteni të shëndetshëm dhe do të plakeni të bukur!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment