Supë me njoki dhe perime!

1 qepë e grirë imët
3 karota të prera në feta rrumbullake të vogla
1 filxhan me bizele
2 lugë gjelle vaj ulliri
4 gjokse të holla pule, të ziera paraprakisht dhe të thërrmuara
½ filxhan me majdanoz të grirë imët
5 gota me lëng perimesh
1 pako njoki të gatshme
Djathë parmixhano
Kripë, piper

1.Gatuani qepën në një tenxhere me vaj ulliri për 2-3 minuta.

2.Shtoni karotat dhe bizelet. I lini 2-3 minuta më shumë.

3.Shtoni edhe mishin e pulës.

4.I përzieni mirë të gjitha bashkë, i shtoni edhe majdanozin.

5.Rregulloni shijen me kripë dhe piper.

6.Tani shtoni lëngun e perimeve dhe njokit.

7.I lini të marin një valë për 15 minuta.

8.Në fund e shërbeni supën të ngrohtë nëpër pjata, duke e spërkatur sipër me djathë parmigiano. Ju bëftë mirë!

Lini një koment