Supë verore me kungulleshka dhe kos

400 gram kungulleshka
50 gram gjalpë
2 lugë gjelle miell
2 gota kos
2 thelpi hudhër
700 ml lëng perimesh
Kripë, piper
Kopër

1.Lani, qëroni kungujt dhe i prisni në feta rrumbullake. I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj dhe më pas i lini në një enë me pecetë për të thithur vajin.

2.Në një tenxhere skuqni gjalpin, shtoni miellin dhe e trazoni mirë. Shtoni kosin, më pas lëngun e perimeve dhe hudhrat. E lini në zjarr për disa minuta.

3.Nga fundi shtoni kungujt, kripën, piperin dhe koperin.

4.E hiqni nga zjarri dhe nëse dëshironi ta bëni supën kremoze i kaloni sipër një blender dore.

Lini një koment