Sugjerojmë:

Supë verore me kungull dhe dardhë

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 2 dardha
  • 1 kungulleshkë
  • 1qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 liter ujë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Kanellë

Udhëzimet

1

Qëroni dardhat, pritini përgjysmë dhe pastrojini nga farat.

2

Vendosini në një tavë me letër alumini.

3

Piqini në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

4

Priteni kungulleshkën në copa të vogla dhe piqeni në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

5

Copëtoni qepët dhe hudhrat.

6

Skuqini për disa minuta në një tenxhere me vaj ulliri dhe shtoni 1 litër ujë.

7

Me pas pritini dardhat e pjekura në copa të vogla.

8

Shtojini në tenxhere sëbashku me kungullin e pjekur.

9

Shtoni kripë, piper dhe 1 lugë çaji kanellë dhe gatuajini për disa minuta.

10

Pastaj hidheni supën në një pjatë për servirje dhe shtoni pak piper.

Lini një koment