Sugjerojmë:

Supë pule me noodles dhe karrota

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • Vaj ulliri
  • 2 copa gjoks pule
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 2 karrota
  • 2 gjethe selino
  • 1 qepë
  • 1 karafil hudhër
  • 3/4 lugë çaji trumzë
  • 2 gota supë pule
  • 2 kube koncentrat pule
  • 4 gota noodles me vezë
  • 2 -3 lugë majdanoz

Udhëzimet

1

Hidhni pak vaj ulliri në një tenxhere mbi nxehtësinë mesatare.

2

Shtoni mishin e pulës të marinuar me kripë dhe piper.

3

Kthejeni pulën në të dy anët deri sa të gatuhet plotësisht dhe lereni menjane.

4

Shtoni karrota, selino, qepë dhe hudhra në tenxhere dhe gatuajini.

5

Shtoni 1/2 lugë çaji piper të zi.

6

Ulni nxehtësinë dhe gatuani perimet në zjarr të ngadaltë.

7

Ndajeni mishin në copa shumë të vogla, pastaj shtoni ato në tenxhere.

8

Shto supë, kubet e koncentratit, 2 gota ujë dhe ngrini nxehtësinë që të vlojë.

9

Ziejeni për 10 minuta, fikeni furrën dhe shtoni noodles.

10

Lerini të ziejnë 10 minuta dhe spërkatini me majdanoz para se ta shërbeni.

Lini një koment