Supë me vezë, arrë moskat dhe parmixhano

Ingredientët

  • 1 kokërr vezë
  • 20 gr djathë parmixhano i grirë
  • 20 gr bukë e thekur
  • Kripë
  • Arrë moskat
  • 250 ml lëng mishi i përgatitur në shtëpi me kocka dhe perime ose lëng i gatshëm

Udhëzimet

1

Vëmë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë

2

Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës.

3

Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e përziejmë pa ndërprerje me lugë druri.

4

E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe e heqim menjëherë.

5

E shërbejmë me pak gjalpë të tretur sipër.

Lini një koment